Haradinaj: Më 7 qershor, qytetarët kanë mundësinë të zgjedhin një ekip të dëshmuar njerëzish, që i prin Ardian Gjini
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka komentuar numrin e kësaj partie me të cilin do të garohet në zgjedhjet e 7 qershorit.
Ai ka vlerësuar se më 7 qershor qytetarët do ta kenë mundësinë të zgjedhin një ekip të dëshmuar njerëzish, të cilin i prin Ardian Gjini.
“128 është numri i Aleancës në këto zgjedhje! Më 7 qershor, qytetarët do ta kenë mundësinë të zgjedhin një ekip të dëshmuar njerëzish, që i prin kandidati ynë për Kryeministër, Ardian Gjini. Me Aleancën, për garancën në këtë rrugëtim. Siguri për sot, energji për projektet e mëdha dhe zhvillim të qëndrueshëm për nesër. Na priftë e mbara!”, ka shkruar ai.