Haradinaj mbështet protestën e 30 marsit para Kuvendit të Kosovës, e thirrur nga OVL-UÇK
Ramush Haradinaj ka shprehur mbështetje për protestën e thirrur nga kategoritë e dala nga lufta e UÇK-së, në dritën e skandalit të ekspozitës së Masakrave të Kosovës, ku pasqyrohet pasaktësisht historie e Kosovës.
Në një reagim në Facebook, ai u bëri thirrje bashkëluftëtarëve, familjarëve të të rënëve dhe qytetarëve që të marrin pjesë në tubimin e paralajmëruar për më 30 mars, në ora 13:00, para Kuvendit të Kosovës.