Haradinaj: Marrëveshja finale me njohje reciproke është afër - NACIONALE

Haradinaj: Marrëveshja finale me njohje reciproke është afër

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj është shprehur se marrëveshja finale me njohje reciproke ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është afër.

Haradinaj para qytetarëve të Obiliqit ka thënë se Qeveria duhet të ketë kujdes në këtë fazë.

Marrëveshja i hap Kosovës rrugën drejtë NATO-s dhe Bashkimit Evropian. Qeveria duhet të ketë kujdes në këtë fazë në mbrojtjen e interesave nacionale të Kosovës. Roli im dhe i Aleancës është që të ndihmojmë këtë proces ku kërkohet unitet politik”, ka shkruar Haradinaj.

Tutje kreu i AAK-së ka thënë se qeveria Kurti ka bërë gabime të njëpasnjëshme.

Qasja e tij në qeverisje, sektor të sigurisë dhe energjisë, kanë shkaktuar rënie drastike në ekonomi dhe kanë dobësuar pozitën e Kosovës”, ka shkruar Haradinaj.

Lajme të ngjashme