Haradinaj, Kurtit: Shteti nuk mbahet me “vitra”, herë 50 euro e herë 100 euro, rriti pagat e pensionet - NACIONALE

Haradinaj, Kurtit: Shteti nuk mbahet me “vitra”, herë 50 euro e herë 100 euro, rriti pagat e pensionet

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka reaguar pasi Qeveria Kurti po planifikon të ndajë edhe nga 100 euro për pensionistët dhe familjet me asistencë, duke thënë se shteti nuk mbahet me vitra.

Haradinaj, në shkrimin e tij në Facebook, ka thënë se kryeministri Albin Kurti “në stilin e një mashtruesi ordiner, provon që duke ndarë lëmoshë t’i mbajë “gjallë” pensionistët të cilët me aq sa marrin nuk i sigurojnë dot as ilaqet.”

Ai ka kërkuar nga Qeveria që t’i rrisë pagat dhe pensionet.

Reagimi i Haradinajt:

Shteti nuk mbahet me “vitra”

Jetesa në Kosovë po bëhet e papërballueshme, si pasojë e rritjes pa kontroll të çmimeve, e Kryeministri në stilin e një mashtruesi ordiner, provon që duke ndarë lëmoshë t’i mbajë “gjallë” pensionistët të cilët me aq sa marrin nuk i sigurojnë dot as ilaqet.

Shteti nuk mbahet me “vitra”, herë 50 euro e herë 100 euro! Zgjidhja është me masa të përhershme. Rriti pagat e pensionet e mos e shndërro shtetin në “cirk social”. Pensionistët kanë nevojë për dinjitet e jo për lëmoshë.

Nëse nuk di, merr shembull nga shtetet përreth.

Lajme të ngjashme