Haradinaj-Kurtit: Kur nuk ke rezultate, flet për të kaluarën - NACIONALE

Haradinaj-Kurtit: Kur nuk ke rezultate, flet për të kaluarën

3 muaj më parë

nga NACIONALE

Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka vazhduar kritikat ndaj kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, në fushën e energjisë.

Ai ka bërë me dije se kur Kurti nuk ka rezultate flet për të kaluarën.

Në profilin e tij në Facebook, Haradinaj ka shkruar se lideri i VV-së flet vetëm për projkete që nuk i ka realizuar.

“Albin,Kur nuk ke rezultate, flet për të kaluarën. Kur nuk ke projekte, flet për projekte që nuk u realizuan. Kur nuk ke përgjigje për të tashmen, sulmon ata që kanë marrë vendime para teje. Por qytetarët e Kosovës nuk jetojnë në vitin 2018. Qytetarët jetojnë në vitin 2026. Dhe pas pesë-gjashtë viteve të qeverisjes sate, bilanci është i qartë. Kur e more pushtetin, premtove transformim energjetik, pavarësi energjetike nga importi, zhvillim ekonomik dhe investime strategjike”, ka shkruar Haradinaj.

Lajme të ngjashme