Haradinaj: Kurti mashtrues që largoi Kosovën nga BE dhe NATO - NACIONALE

Haradinaj: Kurti mashtrues që largoi Kosovën nga BE dhe NATO

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj, i ka reaguar Kryeministrit të vendit Albin Kurti, i cili tha se anëtarësimi i Kosovës në BE e NATO, I shërben paqes në rajon.

Haradinaj e ka quajtur mashtrues Kurtin, i cili sipas tij e largoi Kosovën nga BE dhe nga NATO.

E plotë:

Albin Kurti paska thënë se asgjë nuk i shërben paqes më shumë se anëtarësimi i Kosovës në BE dhe në NATO! E paska zbuluar ujin e nxehtë!!! Por paska harruar mashtruesi se nëse ka një njeri që e ka larguar Kosovën edhe nga BE edhe nga NATO dhe e ka kthyer në rrugë të mbrapshtë, është pikërisht ai!

Ky mashtrues nuk po heq dorë nga mashtrimet ordinere të tij, edhe pse ai definitivisht nuk mund të mashtrojë njeri më!

Lajme të ngjashme