Haradinaj: Kurti ka lujtë, po do me na kallxu që ka besë me serbët - NACIONALE

Haradinaj: Kurti ka lujtë, po do me na kallxu që ka besë me serbët

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Kreu i AAK-së ka qenë goxha i ashpër ndaj kryeministrit të Kosovës.

Në një intervistë dhënë gazetarit të Nacionales, Muhamet Koci, Haradinaj shkoi deri në atë masë sa tha se kreu i ekzekutivit "ka lujtë".

Tutje, kritikën e bazoi edhe te ajo që sipas Haradinajt, tentimi i Kurtit që t'i bindë të tjerët se ka besë me serbët.

"Po po, ky po do me na bindë se na kemi besë me ata që i them unë në gjuhën e keqe, se ka besë me serbët, se mund të merret si urrejtje, ata na thonë ‘shiptari’, ne u themi ‘shkije’. Ky po do me na bindë, zotnia, se ka besë me “shka”. Po do me ardhë e me na tregu “Burra, unë ua kom jepë besën, në rregull jemi”. Qita është ka mundohet ky me ardhë me na bindë neve shqiptarëve të Ballkanit se paska besë me anej, edhe që është mjaft budalla, ky nime ka lujtë. Ti po do me ardhë me më kallëzu që ka besë me ta? Ik more", tha fillimisht Haradinajt.

Ndërkaq, kur u pyet për së dyti: A po i bëni akuzë të rëndë z. Haradinaj që po i thoni “ka lujtë”, kryeministrit të Kosovës?, ai u përgjigj:

"Më fal, pyetni shqiptarët, cilin të duash se çka është besa me ta".

Lajme të ngjashme