Haradinaj kujton viktimat e Masakrës së Belegut: E vërteta e luftës çlirimtare nuk mund të shtrembërohet
Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka kujtuar viktimat e 29 marsit 1999, duke përkujtuar flijimin e dhjetëra civilëve shqiptarë në fshatrat Beleg e Irzniq të Deçanit dhe në Poterq të Klinës.
Haradinaj tha se kjo datë rikthen në kujtesë një nga ditët e dhimbshme të luftës në Kosovë, kur dhjetëra gra, pleq e fëmijë të paarmatosur u ekzekutuan pa mëshirë nga forcat serbe.