Haradinaj kujton të rënët e Istogut: Heroizëm i vërtetë për atdhe - NACIONALE

Haradinaj kujton të rënët e Istogut: Heroizëm i vërtetë për atdhe

5 muaj më parë

nga NACIONALE

Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka përkujtuar dëshmorët e komunës së Istogut përmes një postimi publik.

Ai theksoi se “Istogu duhet të ndihet krenar me bijtë e vetë që treguan heroizëm të vërtetë për atdheun”.

Në Ditën e Dëshmorëve të kësaj komune, u kujtuan luftëtarët e rënë nën emblemën e brigadës 133 “Adrian Krasniqi”.

Haradinaj përmendi disa prej tyre, duke përfshirë mësuesin Mustafë Blakaj dhe bashkëluftëtarë të tjerë.

Ai shtoi se ata “ranë në Prillin e vitit 1999 dhe deri në përfundim të luftës”.

Në fund të mesazhit të tij, ai theksoi: “Lavdi të rënëve!”.

Lajme të ngjashme