Haradinaj kujton se si para 11 vjetësh u shpall i pafajshëm: Edhe bashkëluftëtarët do të kthehen si çlirimtarë - NACIONALE

Haradinaj kujton se si para 11 vjetësh u shpall i pafajshëm: Edhe bashkëluftëtarët do të kthehen si çlirimtarë

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se ish-krerët e UÇK-së do të kthehen si çlirimtarë nga Haga.

Përmes një shkrimi në Facebook, ai ka folur për procesin gjyqësor kundër tij, që përfundoi me aktvendimin e pafajësisë.

“I gjithë ky proces gjyqësor zgjati më shumë se 8 vjet, ku përfundimisht sot para 11 vjetësh, mora aktvendimin e pafajësisë i cili vulosi pafajësinë time dhe të bashkëluftëtarëve të mi, për luftën e drejtë dhe të pastër të UÇK-së.” – u shpreh ai.

Në fund, Haradinaj ka përmendur edhe ish-krerët e UÇK-së që po mbahen në paraburgim në Hagë.

“Po ashtu sot besoj që do të vërtetohet pafajësia dhe pastërtia e bashkëluftëtarëve që janë duke u përballë me sfidën e radhës në Hagë. Ata shkuan si çlirimtarë atje, ashtu do të kthehen!” – ka shkruar tutje kreu i AAK-së.

Lajme të ngjashme