Haradinaj kujton ditën e lirimit nga Haga, beson në pafajësinë e ish-krerëve të UÇK-së: Drejtësia vonon, por nuk harron - NACIONALE

Haradinaj kujton ditën e lirimit nga Haga, beson në pafajësinë e ish-krerëve të UÇK-së: Drejtësia vonon, por nuk harron

1 vit më parë

nga NACIONALE

Lideri i AAK-së, Ramush Haradinja, ka treguar se sot mbushen 12 vite kur Tribunali i Hagës kishte vërtetuar pafajësinë e tij.

Ai është shprehur optimist se të pafajshëm do të shpallen edhe ish-krerët e UÇK-së, të cilët aktualisht po gjykohen në Hagë.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se drejtësia vonon, por nuk harron.

“Titanike kanë qenë përpjekjet ndër shekuj të popullit shqiptar për lirinë e Kosovës. Heroike ka qenë lufta për çlirim e UÇK-së. Historike pavarësia e Kosovës. Në këtë rrugëtim jemi ndeshur me sfida të mëdha, një prej të cilave edhe përballja me drejtësinë ndërkombëtare. Drejtësia vonon, por nuk harron. Sot mbushën 12 vjet nga pafajësia jonë në Tribunalin e Hagës, një fitore kjo, edhe për Kosovën, edhe për luftën heroike e të pastër të UÇK-së. Me besim në pafajësinë edhe të atyre që aktualisht janë në proces gjyqësor në Hagë”, ka shkruar Haradinaj.

Lajme të ngjashme