Haradinaj kujton demonstratat e vitit 1981: Epoka vendimtare për historinë e re të Kosovës - NACIONALE

Haradinaj kujton demonstratat e vitit 1981: Epoka vendimtare për historinë e re të Kosovës

1 vit më parë

nga NACIONALE

Ramush Haradinaj ka kujtuar demonstratat e vitit 1981.

Ai ka thënë ajo epokë ishte vendimtare në historinë më të re të Kosovës.

Postimi i plotë:

Demonstrata e 11 marsit 1981 shënon një epokë vendimtare në historinë më të re të Kosovës. Mijëra studentë, me guximin dhe vizionin e tyre dhanë mesazhin e qartë se shqiptarët nuk i nënshtrohen regjimit dhe se liria është e panegociueshme.

Rinia heroike shqiptare, e frymëzuar nga guximi dhe vendosmëria e protestuesve të vitit 1981, vazhdoi rrugën e qëndresës deri në betejat e lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Me gjakun dhe sakrificën e saj, ajo e bëri realitet ëndrrën e lirisë që e gëzojmë sot.

Lajme të ngjashme