Haradinaj: Kosova po i shet qymyr Maqedonisë së Veriut, ndërsa prej saj blen energji elektrike - NACIONALE

Haradinaj: Kosova po i shet qymyr Maqedonisë së Veriut, ndërsa prej saj blen energji elektrike

1 orë më parë

nga NACIONALE

Daut Haradinaj nga Aleanca ka reaguar lidhur me, siç ka thënë ai, nënshkrimin e një kontrate për furnizimin e Maqedonisë së Veriut me qymyr nga Kosova.

Haradinaj ka deklaruar se për këtë çështje kishte paralajmëruar edhe dy muaj më parë, ndërsa shitjen e qymyrit e ka cilësuar si “krim” ndaj pasurisë së Kosovës.

“Ne blejmë rrymë mbi 1 miliard euro dhe i shesim qymyr njërit nga shtetet prej të cilit blejmë rrymë”, ka shkruar Haradinaj.

Ai ka kërkuar nga Korporata Energjetike e Kosovës që ta bëjë publike kontratën dhe vlerën me të cilën është shitur qymyri.

Po ashtu, Haradinaj ka kërkuar të publikohet edhe vlera e energjisë elektrike që Kosova e blen nga Maqedonia e Veriut.

“Kjo nuk duhet të kalojë në heshtje”, ka përfunduar ai.

Lajme të ngjashme