Haradinaj: Kosova është duke humbur hapin - NACIONALE

Haradinaj: Kosova është duke humbur hapin

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka mbajtur mbledhjen e Kryesisë, ku u diskutua për zhvillimet politike në vend, pozicionin ndërkombëtar të Kosovës dhe organizimin e brendshëm të partisë. Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, nënvizoi se vendi po humbet momentumin për shkak të fokusit të qeverisë së tanishme në fitore të vogla, duke neglizhuar fitoret më të mëdha që janë jetike për të ardhmen e Kosovës.

“Kosova është duke humbur hapin për shkak se qeveria aktuale është e fokusuar në ato që mund të cilësohen si fitore të vogla dhe e ka humbur fokusin nga fitoret e mëdha, që janë jetike për të ardhmen e vendit”. - tha ai.

Haradinaj theksoi se një nga fitoret më të rëndësishme për Kosovën do të ishte ftesa për anëtarësim në NATO, që pritet të arrihet në samitin historik të NATO-s, më korrik, në 75-vjetorin e organizatës.

Haradinaj ka aprovuar planin veprues për vitin 2024, që përshin tri faza.

"Ky plan ka për synim mobilizimin e të gjitha potencialeve njerëzore të Aleancës, si dhe vendosjen e një standardi të zbatimit të obligimeve të marra dhe raportimit të rregulltë brenda strukturave. Plani parasheh që në fazën e parë të intensifikohet komunikimi i brendshëm në të gjitha nivelet e organizimit partiak. Ndërsa gjatë fazës së dytë, rëndësi të veçantë do t’I kushtohet komunikimit me kuadro të profilizuara për sektorë specifik, në nivel komunal dhe qendror. Faza e tretë, do të përfshijë aktivitetet masive të frymës dhe mesazhit për zgjedhjet parlamentare." - thuhet në njoftim.

Lajme të ngjashme