Haradinaj: Kosova e kishte shpresën te Clark në kohën e luftës, dhe sot në Hagë
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka falënderuar gjeneralin Clark për dëshminë në Hagë.
Postimi:
Në kohën e rrezikimit të ekzistencës, populli i Kosovës shpresën e kishte te ti. Sot, populli i Kosovës dhe bashkëluftëtarët e UÇK-së, shpresën për drejtësi dhe pafajësi për çlirimtarët që po mbahen në Hagë e kanë te ti.
Faleminderit, Gjeneral Clark.