Haradinaj kërkon plan për mbështetjen e sipërmarrësve të rinj: Kosova po humb kuadrot e reja
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, në Kuvendin e Kosovës, ka kritikuar Qeverinë e Kosovës për ikjen e qytetarëve nga Kosova, duke thënë se po rrezikohet vendi.
Ai ka thënë se Qeveria duhet t’i ndihmojë sipërmarrësit e rinj.
“Emigracioni në rritje po rrezikon seriozisht vendin. Me liberalizimin e vizave Kosova rrezikon të humb kuadrot e reja. Do të ishte e udhës që Qeveria të përpilojë një plan në mbështetje të sipërmarrësve të rinj. E vetmja mundësi për krijim është ofrimi i lehtësirave për të rinjtë sipërmarrës për marrjen e kredisë, mbulimin e kostos së kredisë dhe njëkohësisht një politikë më gjeneroze e huamarrjes.” – ka thënë ai.
Më tej, ai ka kërkuar që Qeveria të punojë në drejtim të një klime të favorshme për investitorët e huaj.
“Një mbështetje e tillë e drejtpërdrejt krahas krijimit të një klime më të favorshme për invesitorë të huaj do të zgjonte frymën sipërmarrëse, vetëpunësimin dhe zhvillimin e qëndrueshëm.” – ka thënë ai.