Haradinaj: Katër orë pa rrymë në kryeqytet, total të papapërgjegjshëm
Ish-deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj, ka thënë se në Prishtinë ka mbetur katër orë pa rrymë.
Haradinaj rreth kësaj ka thënë se ndalja e rrymës pritet të jetë edhe më keq në ditët në vijm.
“Sot po duket që po fillojka dita e agregateve. 4 orë pa rrymë në Kryeqytet, në shumë zona as që dihet kur ndalet a kur vjen rryma. E pritet të jetë edhe më keq në ditët dhe javët në vijim. Total të pa papërgjegjshëm”, ka shkruar ai.
