Haradinaj: Kam qenë idhtar i një liste të përbashkët opozitare, tash është vonë - NACIONALE

Haradinaj: Kam qenë idhtar i një liste të përbashkët opozitare, tash është vonë

9 muaj më parë

nga NACIONALE

Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka treguar se për zgjedhjet e 28 dhjetorit AAK-ja nuk do të bëjë ndonjë koalicion parazgjedhor.

Ai ka bërë me dije se ka qenë ithtar i një liste të përbashkët opozitare.

Gjatë intervistës së tij në “Rubikon”, Haradinaj ka thënë se tani është vonë të bëhet një gjë e tillë.

“Nuk bëjmë kësaj here koalicion me askënd. I vetmi ndryshim do të ishte një listë e përbashkët e krejt opozitës. Kam qenë ithtar edhe në zgjedhjet e mëhershme, por s’ka pasur gatishmëri. Tani është vonë”, ka thënë Haradinaj.

Lajme të ngjashme