Haradinaj: Jetësimin e idealit të 17 Shkurtit e vulosi Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë
Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka përkujtuar 12-vejtorin e mendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë për Deklaratën e Pavarësisë së Kosovës.
Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se jetësimin e idealit të 17 Shkurtit e vulosi GJND-ja me mendimin e saj.
“12 vjet nga vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë mbi të drejtën e pakontestueshme të shpalljes së pavarësisë së Kosovës pa shkelur të drejtën ndërkombëtare. Jetësimi i idealit tonë me 17 Shkurt, u vulos me drejtësi mbi shtetin tonë sovran me 22 Korrik 2010. Rruga deri këtu ka qenë e gjatë, e vështirë dhe me shumë sakrifica ndër shekuj. Kemi shumë për të bërë para vetës për një shtet me dinjitet e shpresë, për të tashmen dhe të ardhmen. Kosovës ja kemi borxh që ta rreshtojmë krah vlerave perëndimore me miqtë e aleatët tanë në krye me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Promovimi i shtetit tonë, vlerave, kulturës, historisë është obligim i secilit prej nesh. Aty ku na ndanë politika, nuk na përçan ëndërra e kahmotshme e Kosovës Republikë. Jemi bashkë në këtë rrugë. Zoti e bekoftë Kosovën!”, ka shkruar Haradinaj.