Haradinaj: Ia tërhoqa vërejtjen Kurtit, dialogu të kalojë te Presidenti Biden - NACIONALE

Haradinaj: Ia tërhoqa vërejtjen Kurtit, dialogu të kalojë te Presidenti Biden

4 javë më parë

nga NACIONALE

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka dalur para mediave, menjëherë pas takimit me kryeministrin Albin Kurti.

Haradinaj e Kurti u takuan në mënyrë që ky i fundit ta informojë liderin e AAK-së, për procesin e dialogut.

Haradinaj tha se ia ka tërhequr vërejtjen Kurtit për strategjinë e Serbisë, që të shkohet me marrëveshje “një nga një”.

Ia kam tërhequr vërejtjen e Kurtit për strategjinë e Serbisë që të shkohet me marrëveshje një nga një, dhe rrezikut që nëse Serbia arrin ndonjë sukses me marrëveshjen e Asociacionit, ajo do të qohet nga tavolina dhe të mos e vazhdoj më dialogun, ngjashëm ka vepruar edhe në konferencën e Ramubjesë”, ka thënë Haradinaj.

Haradinaj ka shtuar se BE-ja ka kryer një punë të rëndësishme në procesin e dialogut, por se tashmë ajo nuk është më neutrale shkaku i luftës me Rusinë.

“Unë besoj shumë që është me rëndësi dhe ia thash kryeministrit Kurti që BE-ja ka kryer një punë të rëndësishme në dialog, por rrethanat kanë ndryshuar dhe BE nuk është më neutrale tashmë sikurse e gjithë bota është në luftë me Rusinë. Mendoj që është koha që edhe Kurti zyrtarisht të kërkoj që çështjen e dialogut ta kaloj te presidenti Biden sepse në këtë formë do të sigurohej jo vetëm arritja e marrëveshjes por edhe garanca në implementim

Lajme të ngjashme