Haradinaj i uron mbarësi presidentit të ri të Shqipërisë, i premton bashkëpunim - NACIONALE

Haradinaj i uron mbarësi presidentit të ri të Shqipërisë, i premton bashkëpunim

4 vjet më parë

nga Miranda Shala

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka uruar presidentin e ri të zgjedhur të Shqipërisë, Bajram Begaj.

Në një postim në Facebook, Haradinaj i ka uruar presidentit shqiptar, mbarësi në funksionet e Presidentit të Republikës së Shqipërisë.

Haradinaj, po ashtu i ka premtuar Begajt, bashkëpunim vëllazëror në çdo kohë e rrethanë.