Haradinaj i jep mbështetje të veçantë deputetit ukrainas në Kuvendin e Kosovës
Përkrahjen ndaj popullit ukrainas e ka shprehur sot edhe kreu i AAK-së Ramush Haradinaj. Përderisa në foltoren e Kuvendit të Kosovës, popullit kosovar iu drejtua deputeti ukraninas Oleksiy Goncharenko, Haradinaj mbante në dorë pankartat “Ne qëndrojmë me Ukraninën”.
E në fjalën e tij, deputeti ukrainas, Oleksiy Goncharenko, ka thënë se pavarësia e Kosovë duhet të njihet sepse Kosova është shtet i pavarur.
Ndër të tjera, ai në gjuhën shqipe tha se Kosova është Evropë.
“Kosova është Evropë”, tha ai.

