Haradinaj: Hapja e urës ka mundur të bëhet me faza
Ish-deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj, ka kritikuar Qeverinë e Kosovës për qasjen ndaj hapjes së urës mbi lumin Ibër.
Ai ka bërë me dije se hapja e urës është dashur në bëhet në koordinim me aleatët e Kosovës.
Ai ka prezantuar edhe disa propozime se si ka mundur të bëhet hapja e urës në fjalë.
“Ka pasur mundësi për shembull, një koordinim i qetë, të bëhet me faz, të hapet gjashtë orë ditën, gjashtë orë në mbrëmje. Domethënë të vazhdohet me një koncept të bashkëpunimit”, ka thënë ai për Klan Kosova.