Haradinaj: Ekziston rreziku që fëmijëve t'iu mungojnë tekstet gjatë gjithë vitit shkollor - NACIONALE

Haradinaj: Ekziston rreziku që fëmijëve t'iu mungojnë tekstet gjatë gjithë vitit shkollor

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kritikuar Qeverinë e Kosovës për opsionin e subvencionimit të teksteve shkollore për nxënësit.

Ai ka bërë me dije se në këtë mënyrë ekziston rreziku që disa prej nxënësve të mbesin pa tekste gjatë gjithë vitit shkollor.

Në tryezën e sotme për arsim të organizuar nga AAK-ja, Haradinaj ka kërkuar nga prindërit që të bëhet kujdes me këtë proces.

“Ekziston rreziku që fëmijëve t'i mungojnë tekstet gjatë gjithë vitit shkollor, kush e garantoj që të gjithë fëmijët i kanë tekstet. Ju bëjë thirrje qytetarëve të bëni kujdes, t'i siguroni tekstet, jo të vonoheni e të vendosni në plan të dytë, për shkak se pasojat janë të mëdha në procesin e nxënies së dijes", ka thënë Haradinaj.

Ai ka bërë me dije se mënyra që ka zgjedhur Qeveria do t`i kushtojë më shumë buxhetit të shtetit.

"Disa shqetësime lidhur me arsimin i kemi ndarë të gjithë, statusi financiar i mësimdhënësve, është vështirë të kërkohet cilësia e angazhimeve nëse nuk ka trajtim financiar për mësimdhënësit. Kemi shpresuar se Qeveria do ta bëjë një zgjidhje duke i ngritur pagat, dhe na ka ardhë keq se në kohën e grevës, trajtimi nuk ka qenë meritor. Jemi të shqetësuar me situatën me tekstet shkollore, nuk kemi deshtë të ndërhymë në marrëdhënien me mësimdhënës, prindër e fëmijë, sikur të kishte ndodh një ofertim i drejtë e me kohë. Në mënyrën si po implementohet sot, shpërndarja e tekstit e kalon 12 milionëshin, 6 deri në 8 milionë është kostoja më e shtrenjtë, më së paku 6 milionë më shtrenjtë” është shprehur Haradinaj.

Lajme të ngjashme