Haradinaj: Eksodi i vitit 1999 do të mbahet në mend gjithë jetën - NACIONALE

Haradinaj: Eksodi i vitit 1999 do të mbahet në mend gjithë jetën

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka marrë pjesë në manifestimin përkujtimor "Bllaca 99".

Haradinaj ka thënë se shqiptarët janë shpërngulur nga represioni dhe mungesa e kushteve elementare.

"Shqiptarët ndër shekuj kaluan nëpër një jetë plot vuajtje. Represioni nga armiku e mungesa e kushteve elementare për jetesë detyruan shumë shqiptarë që të shpërngulen nga trojet e veta".

"Në respekt dhe përkujtim të vuajtjeve, por edhe rezistencës të refugjatëve shqiptarë të Kosovës, që kanë kaluar nepër Kampin e Bllacës, sot kisha nderin të marr pjesë në manifestimin përkujtimor "Bllaca 99", ka thënë Haradinaj.

Ai ka shtuar se liria e Kosovës i ka në themelet e veta edhe ata që dhunshëm u larguan nga shtëpitë e tyre.

"Bllaca 99" na ruan kujtimet e gjithë shqiptarëve me shpresën që ndjekjen nga toka e vet kurrë më nuk do ta përjetojë asnjë popull. Kujtojmë vajin e fëmijëve dhe të nënave në qiell të hapur duke ikur nga vdekja. Kjo është një nga monumentet e kujtesës kolektive dhe të mësimit se sa e shtrenjtë është liria dhe sa e dhimbshme dhe sa shumë sakrifica ka rruga deri te kjo liri".

"Liria e Kosovës ka në themelet e veta edhe ata që dhunshëm u dëbuan nga shtëpitë e tyre. Ata u bënë imazhi i Kosovës që kërkonte të drejtën e vet", është shprehur Haradinaj.

Haradinaj ka falenderuar botën e qytetëruar dhe udhëheqësit botëror të kohë.

"Falënderim përjetë për gjithë shqiptarët që hapen dyert për motrat dhe vëllezërit e tyre, që ofruan bukën, strehën por edhe shpresën. Falënderues përjetë botës së qytetëruar, udhëheqësve të asaj kohe; Bill Clinton, Madeleine Albright dhe Tony Blair!", ka përfunduar Haradinaj.

Lajme të ngjashme