Haradinaj: E tmerrshme ngjarja monstruoze e dhunimit të vajzës 11 vjeçe - NACIONALE

Haradinaj: E tmerrshme ngjarja monstruoze e dhunimit të vajzës 11 vjeçe

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka ka reaguar për rastin e dhunimit të 11-vjeçares.

Përmes një postimi në rrjetin social "Facebook", Haradinaj e ka quajtur “monstruoze” këtë ngjarje duke shkruar se “bashkëndjenë” me familjen e fëmijës dhe me qytetarët.

Haradinaj thotë se shoqëria duhet të reflektoj dhe shteti të merrë masat ndaj dhunuesve.

“Duhet të reflektojmë për të parë ku jemi e çfarë duhet bërë që asnjë fëmijë të mos ketë një fat të tillë. Asnjë dhunues nuk duhet të jetë i lirë”, ka shkruar Haradinaj.

Lajme të ngjashme