Haradinaj: E mirëseardhur njohja nga shteti i Sudanit, ky hap duhet të vazhdojë me ritëm të shpejtë - NACIONALE

Haradinaj: E mirëseardhur njohja nga shteti i Sudanit, ky hap duhet të vazhdojë me ritëm të shpejtë

1 vit më parë

nga NACIONALE

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, e ka mirëpritur njohjen e shtetit të Kosovës, nga Sudani.

Nëpërmjet një reagimi në Facebok, Haradinaj ka thënë edhe se ky hap duhet të vazhdojë me ritëm të shpejtë.

‘‘E mirëseardhur njohja nga shteti i Sudanit! Për Kosovën, avancimi në njohjen e sovranitetit të saj është krucial.Në këtë rast, Presidenca ishte në krye të detyrës për të forcuar subjektivitetin ndërkombëtar të Kosovës. Ky hap duhet të vazhdojë me ritëm të shpejtë. Urime Kosovë!’’, ka shkruar ai.

Lajme të ngjashme