Haradinaj drekë me strukturat e Aleancës së Gruas: Folëm për zhvillimet politike - NACIONALE

Haradinaj drekë me strukturat e Aleancës së Gruas: Folëm për zhvillimet politike

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka zhvilluar sot në drekë pune me strukturat e Aleancës së Gruas.

Përmes një shkrimi në Facebook, ai ka shprehur mirënjohje për kryetaren Diellza Kukaj dhe strukturat e tjera të AGK-së.

“Aleancës po i bashkohen gra të dëshmuara e të afta për të marrë mbi supe përgjegjësi jo vetëm partiake e komunale, por edhe shtetërore. Gruaja në Aleancë ka pasur dhe ka hapësirë të mjaftueshme për veprim. Dyert tona mbeten të hapura për të gjitha ato gra që kanë ide e vullnet për ta dhënë kontributin e tyre për vendin.” – ka thënë tutje ai.

Postimi i plotë:

Sot, drekë pune me strukturat e Aleancës së Gruas. Diskutuam bashkë për zhvillimet politike në vend, aspektet e organizimit dhe të fuqizimit të AGK-së dhe përgjithësisht Aleancës, duke vënë theksin në sfidat dhe mundësitë që na presin në vijim të këtij viti. Shpreha mirënjohjen për kryetaren Diellza Kukaj për angazhimin e palodhur, si dhe ndaj strukturave tjera të AGK-së, angazhim i cili ka ndikuar në një mobilizim më të mirë duke sjellë një frymë shumë pozitive në Aleancë.

Aleancës po i bashkohen gra të dëshmuara e të afta për të marrë mbi supe përgjegjësi jo vetëm partiake e komunale, por edhe shtetërore. Gruaja në Aleancë ka pasur dhe ka hapësirë të mjaftueshme për veprim. Dyert tona mbeten të hapura për të gjitha ato gra që kanë ide e vullnet për ta dhënë kontributin e tyre për vendin.

Bashkë do t’ia dalim ta bëjmë Kosovën vend të jetueshëm për qytetarët e saj. Kemi dëshmuar se mundemi!

Lajme të ngjashme