Haradinaj: Dialogu dhe qeverisja në Kosovë janë në rrugë të gabuar, ta shkarkojmë - NACIONALE

Haradinaj: Dialogu dhe qeverisja në Kosovë janë në rrugë të gabuar, ta shkarkojmë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka thënë se dialogu dhe qeverisja në Kosovë janë në rrugë të gabuar.

I pari i AAK-së, ka thënë se kjo rrugë e gabuar po i shkakton humbje dhe goditje.

Dialogu dhe qeverisja në Kosovë janë në rrugë të gabuar që po i shkakton humbje dhe goditje Kosovës. Nëse dikush shpreson që Kurti dhe qeveria Kurti ta nxjerrë Kosovën nga sanksionet, do të del gabim.” – ka thënë ai në Kuvend.

Më tej, ai ka thënë se duhet që të ndalet Kurti.

Besoj që është detyrë e Parlamentit që ta nxjerr Qeverinë Kurti dhe Albin Kurtin nga drejtimi i gabuar. Detyrë e gjithë deputetëve dhe jo vetëm opozitar. Besoj që ne si Parlament duhet t’i marrim përgjegjësit. Ne e kemi votu, Parlamenti e ka votuar Qeverinë, qytetaret i kanë votuar të zgjedhurit e të zgjedhurit Qeverinë, e ne që i kemi dhënë besimin e në këtë rast shumica, ju lus shqyrtone a është në rregull me vazhdu një drejtim siç e kemi në vend apo të gjithë ne ta ndihmojmë Kosovën, ta ndihmojmë Kurtin me mocion, pra ta shkarkojmë Qeverinë Kurti” – ka thënë ndër të tjera ai.

Lajme të ngjashme