Haradinaj bën homazhe në Prekaz: Familja Jashari zemër e qendresës - NACIONALE

Haradinaj bën homazhe në Prekaz: Familja Jashari zemër e qendresës

1 vit më parë

nga NACIONALE

Kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj ka bërë homazhe te varrezat në Prekaz.

Ai ka thënë se familja Jashari është zemër e qëndresës e lufta e UÇK-së vulë e përjetshme e krenarisë dhe arritjes më të madhe kombëtare.

Postimi i plotë:

Te Prekazi i Komandantit Legjendar Adem Jashari, aty ku sakrifica arriti kulmin e saj; kujtojmë Epopenë e UÇK-së, të gdhendur përjetësisht në historinë e kombit shqiptar, me emrat e heronjve, dëshmorëve e martirëve të flijuar për liri.

Familja Jashari është zemër e qëndresës sonë, e lufta e UÇK-së, vulë e përjetshme e krenarisë dhe arritjes më të madhe kombëtare.

Lavdi të rënëve ndër breza!

Lavdi luftës së UÇK-së!

Lajme të ngjashme