Haradinaj bëhet kumbar i një djali nga Deçani
Ditët e nxehta të muajit gusht, lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, po i klon duke marrë pjesë nëpër gëzime të ndryshme të familjeve nga rajoni i Dukagjinit.
Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka treguar se sot është bërë edhe kumbar i një djali të familjes Loshaj nga Carrabregu i Deçanit.
“Sot në Carrabreg, në familjen Loshaj. Ndamë momente të këndshme me nikoqirët Idrizin e Naxhijen, e gjithashtu, nga sot jam kumbar i nipit të tyre Arianit, të birit të Kushtrimit dhe Rukes. Familja është institucion i shenjtë, e lidhja mes familjeve ka forcuar shqiptarët përball sfidave të historisë. Faleminderit për mikpritjen!”, ka shkruar Haradinaj.