Haradinaj: BE-ja duhet me ia dorëzu SHBA-së dialogun Kosovë-Serbi - NACIONALE

Haradinaj: BE-ja duhet me ia dorëzu SHBA-së dialogun Kosovë-Serbi

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kërkuar që BE-ja të heqë dorë nga ndërmjetësimi i procesit të dialogut Kosovë-Serbi.

Në një intervistë për gazetën Nacionale, ai ka thënë se BE-ja këtë agjendë duhet t'ia dorëzojë SHBA-së.

Unë nuk jam anti-evropian. Unë jam evropian, unë besoj në Evropën, jemi familje, na jemi në Evropë, jemi dhe do të jemi. Arsyeja pse Këshilli i Sigurimit e ka bartë çështjen e dialogut te BE-ja ka qenë për mos me marrë kundërshtim prej Rusisë dhe Kinës. A e kuptoni? Me gjetë një lloj linje prej rezolutës 1244, me mbulu në aspektin e ligjit ndërkombëtar, me ua dhënë shërbimit të jashtëm të BE-së, BE-ja që e falënderoj shumë, deri sot ka bë shumë dialog dhe ka rezultate prej dialogut. Pra mos harroni... ka shumë të arritura. Ne e shohim se kancelari i ri, i ka pritur këta në Berlin, e ka pritë Albinin dhe Vuçiqin, pastaj Lajçaku, pastaj ka ardhë ai këtu. Çka tjetër mund të bëjë më një shef i vendit më të madh në BE”, ka thënë Haradinaj.

Sipas tij, më BE-ja nuk ka çfarë të ofrojë në këtë proces.

Ai ka thënë se me këtë çështje tani e tutje duhet të merret presidenti i SHBA-së, Joe Biden.

Veç mund ta përsëris, por tani e tutje, sa herë që ai i takon këta, bën përsëritje, si lifti poshtë e lart. Në anglisht i thonë ‘elevators proces’, pra evropianët i kanë konsumuar instrumentet e veta. Kanë bë atë që munden me e bë dhe tash i kanë duart e lira për shkak të luftës në Ukrainë, nuk kanë më nevojë ata me u kujdes për obligimet e dikurshme në kuadër të Këshillit të Sigurimit që duhesh me mbetë në shërbimin e jashtëm. Në situatën e Këshillit të Sigurimit, me luftën në Ukrainë, me pozicionin që ka marrë Rusia, është një vend që sponzorizon terrorizmin, BE-ja është mirë me ia dorëzu agjendën e dialogut Amerikës. Edhe Albin Kurti e Vjosa Osmani duhet t’i thonë BE-së: ‘faleminderit shumë, a mundeni këtë me ia dhanë presidentit Biden’”, ka thënë Haradinaj.

Lajme të ngjashme