Haradinaj akuzon Kurtin se ka hequr financimin për Autostradën e Dukagjinit
Ramush Haradinaj ka akuzuar qeverinë e Albin Kurti për largimin nga financimi të projektit të autostradës së Dukagjinit.
Sipas tij, ky projekt kishte ndikim të drejtpërdrejtë në ekonomi, turizëm dhe zhvillim rajonal.
“Ky nuk është thjesht një çështje buxheti, është çështje prioritetesh”, deklaroi Haradinaj.
Ai shtoi se “heqja e mbështetjes financiare nënkupton shtyrje të projektit, humbje kohe dhe humbje mundësish për qytetarët e Dukagjinit”.
Haradinaj theksoi se autostrada do të lidhte disa qytete në një korridor ekonomik dhe do të rriste konkurrueshmërinë rajonale.
Sipas tij, “kemi një qeveri që flet për zhvillim, por në praktikë ndalon projektet që e mundësojnë atë”.