Haradinaj: AAK nuk do t’i japë votë Albin Kurtit për mandat të ri - NACIONALE

Haradinaj: AAK nuk do t’i japë votë Albin Kurtit për mandat të ri

10 muaj më parë

nga NACIONALE

Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj, ka bërë të ditur se ai dhe deputetët e partisë së tij nuk do të japin votën për Albin Kurtin për një mandat të ri në krye të Qeverisë. Deklarata u bë në emisionin Rubikon të Klan Kosovës.

Haradinaj theksoi se kjo qëndrim nuk ndryshon edhe nëse do t’u ofrohej posti i Presidentit të vendit:

“Nuk mundet me pas në këto rrethana votë për Albin Kurti, e kemi një bjeshkë në mes. Nuk kisha dashur ta komentoj fare. Nuk do të ketë votë. Nuk ka ndryshuar diçka që ne me ndryshu qëndrim. [Nëse ua ofron postin e presidentit?]. Faleminderit shumë, nuk ia japim votën, në këto rrethana. Nuk jemi të gatshëm dhe nuk është temë më në tavolinë presidenti.”

Ai gjithashtu komentoi mundësinë e krijimit të një qeverie të tretë Kurti, duke vënë në dukje vështirësitë matematikore për arritjen e shumicës parlamentare:

“Nuk e përjashtoj kurrë mundësinë që do të ketë Kurti 3, se është e padrejtë në politikë që të thuhet nuk ka me u bë. Por unë nuk shoh zgjidhje, në matematikë aq sa kam përvojë parlamentare, se ai i ka vetëm 48 deputetë, i mungojnë edhe një numër i theksuar, minimalisht edhe 14 deputetë.”

Deklaratat e Haradinajt vijnë në një periudhë kur formimi i shumicës parlamentare vazhdon të mbetet sfidë, duke bërë të qartë që AAK-ja nuk do të marrë pjesë në një qeveri të mundshme Kurti 3.

Lajme të ngjashme