Hapja e Urës së Ibrit, deputetja e VV-së: Jemi shumë vonë, nuk është veprim i ngutshëm
Arbërëshë Kryeziu, deputete e VV-së, ka shpërndarë një video në profilin e saj në Facebook, në të cilën video flet për çështjen e hapjes së Urës së Ibrit.
Sipas saj, hapja e Urës së Ibrit nuk është një çështje në mes të Kosovës dhe Serbisë.
“Unë fillimisht nuk mendoj që është çështje në mes të Kosovës dhe Serbisë. Po flasim për një çështje që ka të bëjë krejtësisht me Republikën e Kosovës dhe se nuk varet nga Serbia nëse ne do ta bëjmë një veprim të tillë apo jo. Në anën tjetër, është një veprim si i fundit që ka mbetur në kuadër të verpimeve që është dashur të bëhen në pjesën veriore të Republikës së Kosovës për të vënë ligj dhe rend atje” – tha ajo.
Tutje, deputetja e VV-së vlerësoi se ky nuk është veprim i ngutshëm.
“Ne besojmë që jemi vonë, madje jemi shumë vonë…Prandaj nuk mendojmë që ky është një veprim, i cili është i ngutshëm” – tha ajo.