Hapja e urës së Ibrit, BE-ja: Kjo është çështje që i përket dialogut të lehtësuar nga BE-ja - NACIONALE

Hapja e urës së Ibrit, BE-ja: Kjo është çështje që i përket dialogut të lehtësuar nga BE-ja

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Bashkimi Evropian është kundër synimeve të institucioneve të Kosovës për të hapur për qarkullim te automjeteve urën e lumit Iber në Mitrovicë.

BE-ja ka bërë me dije se hapja e kësaj ure është çështje e dialogut në mes të dy vendeve, i cili zhvillohet në Bruksel.

Hapja e urës së Mitrovicës është temë e dy marrëveshjeve të arritura mes palëve në vitin 2015 dhe 2016 nën dialogun e lehtësuar nga BE-ja. Pavarësisht përpjekjeve të BE-së për lehtësimin ndër vite, ura mbetet e mbyllur për trafik. Pasi kjo është çështje që i përket dialogut të lehtësuar nga BE-ja, negociatat dhe çdo vendim që lidhet me urën duhet të bëhen në kuadër të dialogut me pjesëmarrjen e delegacioneve zyrtare të Kosovës dhe Serbisë”, ka vlerësuar BE-ja në një përgjigje për “Kohen”.

Mbrëmë zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës, Veton Elshani, ka paralajmëruar hapje të shpejt të urës mbi lumin Ibër.

Ai ka bërë me dije se hapja e kësaj ure, e cila prej vitesh ka qenë simbol i ndarjes së qytetit, është vetëm çështje kohe.

Sipas tij, kjo çështje është duke u diskutuar në mes të eprorëve të policisë.

Unë e konsiderojë që është vetëm në pyetje koha se kur kjo urë do të hapët dhe si do të hapët. Një herë e patëm përmend që ka mundësi me u hapë ura dhe me u mbushë më autoblinda në një farë vendi, por jemi duke e diskutu me eprorët tonë se si ka mundësi kjo të bëhet. Unë konsiderojë se nuk ka më vend për brengosje për qytetarët e veriut të vendit. Forma se si do të hapët është pak më ndryshe, por unë konsideroj që shuam shpejtë do ta kemi edhe urën e hapur”, ka deklaruar Elshani në Tëvë1.

Në prill të vitit të kaluar, Kuvendi i Komunës së Mitrovicës së Veriut kishte marrë vendim për hapjen e urës së Ibrit për qarkullimin e automjeteve.

Lajme të ngjashme