Hapja e urës së Ibrit, Bajqinovci i reagon BE-së: S`do ta pyesim Serbinë për t`i luftuar strukturat kriminale
Deputeti i VV-së, Mefail Bajqinovci, ka thënë se Bashkimi Evropian ka kërkuar të mos merren vendime të njëanshme në Kosovë, ndërsa thotë se nuk do të marrin leje nga Serbia për të mbrojtur integritetin e Kosovës nga strukturat kriminale.
Në llogarinë e tij në “Facebook” ai tha se janë të vendosur për mbrojtjen e integritetin e Kosovës, ai akuzon opozitën për mos deklarim për hapjen e Urës së Ibrit.
“BE-ja shpesh deklaron se nuk duhet të ndërmerren veprime të njëanshme brenda territorit të Republikës së Kosovës. Ne e kemi të qartë se nuk do të kërkojmë lejen e Serbisë për të luftuar kundër strukturave paralele kriminale që veprojnë në vendin tonë. Ne jemi të vendosur për të mbrojtur dhe ruajtur integritetin e Kosovës, asgjë më shumë. Ndërkohë, opozita ende heziton të deklarohet lidhur me hapjen e Urës së Ibrit.”, shkruan Bajqinovci.