Hapet thirrja për akreditimin e vëzhguesve për zgjedhjet e 9 shkurtit - NACIONALE

Hapet thirrja për akreditimin e vëzhguesve për zgjedhjet e 9 shkurtit

1 vit më parë

nga NACIONALE

Komisioni Qendror Zgjedhor ka hapur thirrjen për akreditimin e vëzhguesve për zgjedhjet e nëntë shkurtit.

KQZ në njoftim ka ftuar për aplikim vëzhguesit nga të gjitha subjektert politike, organizatat jo qeveritare, qeveritare, ndërqeveritare, ndërkombëtare dhe përfaqësuesit e vendeve të huaja, si dhe mediat vendore dhe ndërkombëtare.

Afati për aplikimin e subjekteve politike është nga 25 dhjetor 2024 deri më 4 shkurt 2025, për organizatat joqeveritare, qeveritare, ndërqeveritare, ndërkombëtare dhe përfaqësues të vendeve të huaja nga 11 deri më 25 janar 2025, si dhe për mediat vendore dhe ndërkombëtare nga 21 janar deri më 4 shkurt 2025.

“Vetëm vëzhguesit e akredituar nga KQZ do të lejohen të monitorojnë zgjedhjet dhe aktivitetet që do të zhvillohen në 38 Qendrat Komunale të Numërimit dhe Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve.” - thuhet mes tjerash në njoftim.

Lajme të ngjashme