Hapet Posta e Kosovës në veri, serbët lokalë e kundërshtojnë me një aksion simbolik
Posta e Kosovës sot është hapur në Mitrovicën e Veriut. Një veprim i tillë nuk iu ka pëlqyer serbëve lokalë. Ata kanë kundërshtuar hapjen e zyrave të këtij institucioni të Kosovës me anë të një aksioni simbolik.
Derisa ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli dhe ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elber Krasniqi, shkonin drejt zyrave, serbët lokalë fishkëllenin dhe mbanin në duar pankarta me fotografi të kryeministrit Albin Kurti.
Kjo ngjarje është përcjell nga forcat të shumta policore.