Hapet për qarkullim rruga që ishte e bllokuar në pikëkalimin e Merdarit
Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka njoftuar se është hapur për qarkullim rruga në pikëkalimin kufitar në Merdar, pasi për disa orë ishte mbyllur në anën e Serbisë.
“Njoftohen të gjithë qytetarët të cilët planifikojnë të udhëtojnë përmes Pikë Kalimit Kufitar në Merdarë, se është hapur për qarkullim rruga që ishte e bllokuar më herët në pjesën e SRB. Për çdo informatë shtesë kontaktoni numrat e telefonit në QKMK 045198000, 045198606 dhe pa pagesë 080050095” - thuhet në njoftimin e Qendrës.
Kjo rrugë ishte mbyllur nga disa qytetarë serbë me arsyetimin se institucionet e Kosovës po ushtrojnë terror ndaj tyre.
Ata kanë paralajmëruar se rruga do të mbyllet çdo të hëne.