Hapet konkursi për hartimin e Master Planit për Kompleksin Memorial Adem Jashari - NACIONALE

Hapet konkursi për hartimin e Master Planit për Kompleksin Memorial Adem Jashari

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ministri i Kulturës, Hajrullah Çeku ka bërë të ditur se është shpallur konkurs për hartimin e Master Planit për Kompleksin Memorial Adem Jashari në Prekaz.

Ceku përmes një postimi në Facebooku ka njoftuar se konkursi është shpallur pas angazhimit të komisionit ë ekspertëve për hartim të detyrës projektuese, dhe pas miratimit të kushteve, kritereve dhe procedurave nga Qeveria e Kosovës.

Shpallet konkursi për hartimin e Master Planit për Kompleksin Memorial Adem Jashari në Prekaz. Pas angazhimit të Komisionit të ekspertëve për hartim të detyrës projektuese, dhe pas miratimit të kushteve, kritereve dhe procedurave nga Qeveria e Kosovës, kemi shpallur konkursin për hartimin e Master Planit.” – ka shkruar Çeku.

Ministri i Kulturës ka thënë se ky proces është ndër proceset dhe projektet më delikate të Republikës sonë, dhe i njëjti ka njoftuar se kanë punuar me hapa të sigurt, pa u ngutur.

“Ky është ndër proceset dhe projektet më delikate të Republikës sonë, kemi punuar me hapa të sigurt, pa u ngutur, por edhe pa humbur kohë. Nuk do të kursejmë asgjë për të pasur një kompleks memorial të përmasave botërore, çfarë është edhe figura e Adem Jasharit. Një kompleks memorial që do të rrëfejë dinjitetshëm dhe me standard të arrirë artistik rezistencën e popullit dhe luftën për liri, pavarësi e bashkim. Konkursi është hapur sot dhe afati i fundit për dorëzim është 07.07.2023.” – ka shkruar Çeku.

Lajme të ngjashme