Hapet “Java e Krenarisë” nga LGBTIQ+: Marrin pjesë edhe Kurti e Osmani
“Prishtina Pride” ka njoftuar se sot do të bëhet hapja e “Javës së Krenarisë”. Kjo në mbrojtje të të drejtave të komunitetit LGBTIQ+.
Në këtë organizim do të marrin pjesë edhe presidentja Osmani e kryeministri Kurti.
“Java e Krenarisë, paralelisht me fuqizimin e personave LGBTQI+, synon të ngrisë vetëdijen kolektive dhe dukshmërinë e orientimeve seksuale dhe/ose identiteteve gjinore të ndryshme në shoqërinë kosovare, të adresojë çështje të situatës aktuale të personave LGBTQI+ dhe të luftojë diskriminimin dhe trajtimin e pabarabartë të personave LGBTQI+ në Kosovë”.
Në njoftim thuhet se, për shkak të diskriminimit të vazhdueshëm në mënyrë sistematike, mospranimit e përjashtimit nga familja, shoqëria dhe shteti, personat LGBTQI+ përballen me një nivel të lartë të ankthit, stresit e depresionit në baza ditore.