Hapet fondi për donacione pas vërshimeve në Skenderaj
Kryetari i Skenderajt, Fadil Nura ka njoftuar për hapjen e Fondit emergjent për vërshimet në Skenderaj.
Nura ka bërë të ditur se sot është hapur xhirollogaria bankare ku të gjithë qytetarët mund të kontribuojnë për të ndihmuar në rindërtimin e zonave të përmbytura.
Njoftimi i tij:
LUTJE PËR NDIHMË!
Të dashur njerëz të vullnetit të mirë,
Të dashur përfaqësues të biznesve,
Të dashur bamirës,
Pas zyrtarizimit të procedurave për Fondin Emergjent për Vërshimet, me krijimin e xhirollogarisë bankare, u bëj thirrje të gjithë njerëzve vullnetmirë, përfaqësuesve të bizneseve të mëdha e të mesme, bamirsve dhe të gjithë të tjerëve që kanë një mundësi të vogël, të na ndihmoni në rindërtimin e zonave të shkatërruara, rimëkëmbjen e familjeve të prekura nga kjo fatkeqësi dhe kthimin e jetës normale.
Detajet me të dhënat janë të bashkëngjitura në dokumentin e mëposhtëm

