Hamza: Zgjedhjet e brendshme partiake do të mbahen këtë vit, gara është e hapur
Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka bërë me dije se këtë vit do të mbahen zgjedhjet e brendshme të partisë.
Në një konferencë për media, ai ka deklaruar se ky proces do të përfundojë në mënyrë të suksesshme.
“Si parti politike, si Parti Demokratike, neve na presin dy procese të rëndësishme. Ekziston veçse një vendim i Këshillit Drejtues që Partia Demokratike e Kosovës shkon në zgjedhjet e brendshme këtë vit, dhe ky proces veç ka filluar. Dhe ky proces do të vazhdojë dhe do të përfundojë në mënyrë të përgatitur, në mënyrë serioze dhe do të mbyllet ky cikël zgjedhor i brendshëm.Unë si kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës, që jam zgjedhur nga Kuvendi para disa muajve, sigurisht se jam në mandat të plotë për katër vjet, po megjithatë, megjithatë në këtë proces zgjedhor gara do të jetë e hapur për të gjitha nivelet, duke përfshirë prej nëndegëve, degëve, për Kuvendin, për Këshillin Drejtues dhe për kryetarin. Domethënë edhe pozita e kryetarit do të jetë një garë e hapur dhe do të garojnë ata që mendojnë që duhet me qenë pjesë e garës për kryetar të Partisë Demokratike të Kosovës”, ka thënë Hamza.