Hamza viziton Thaçin dhe Veselin në Hagë: Kosova, me padurim është duke i numëruar ditët e rikthimit të tyre
Kandidati për Kryeministër nga rradhët e PDK-së, Bedri Hamza, ka vizituar sot në Hagë ish-Presidentin Hashim Thaçi e ish-kryekuvendarin, Kadri Veseli. Hamza, ndër të tjera ka shkruar në Facebook, se ‘Kosova, me padurim, tanimë është duke i numëruar javët dhe ditët e rikthimit të tyre, me bashkëluftëtarët e tyre, në mesin tonë’.
E plotë:
Edhe një herë në Hagë për t'i vizituar presidentin Thaçi dhe kryetarin Veseli. I gjeta të fortë dhe i lashë me plot shpresë se e vërteta e luftës sonë çlirimtare së shpejti do të triumfojë. Me qëndrueshmërinë e tyre, me besimin e palëkundur në drejtësinë, në Kosovën tonë dhe aleatët tanë, ata vazhdojnë të jenë frymëzim për të gjithë ne.
E vërteta historike, ajo që populli ynë e ka përjetuar, padyshim se do të rikonfirmohet edhe në Hagë.
Kosova, me padurim, tanimë është duke i numëruar javët dhe ditët e rikthimit të tyre, me bashkëluftëtarët e tyre, në mesin tonë.