Hamza viziton ish-ushtarin e UÇK-së që humbi shtatë fëmijë në luftë: E kemi obligim t'i themi STOP krizës - NACIONALE

Hamza viziton ish-ushtarin e UÇK-së që humbi shtatë fëmijë në luftë: E kemi obligim t'i themi STOP krizës

2 muaj më parë

nga NACIONALE

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, publikoi një video me Isak Asllanin, ish-ushtar i UÇK-së që gjatë luftës humbi shtatë fëmijët, bashkëshorten dhe nënën.

Hamza e cilësoi historinë e Asllanit si "një nga plagët më të rënda të luftës" dhe thirrjen e tij për bashkim si "madhështi morale."

"Sot, edhe pas gjithë asaj dhimbjeje, Isaku nuk ankohet. Ai flet me dinjitet për Kosovën dhe bën thirrje për bashkim," shkroi Hamza.

Ai shtoi se Kosova është ndërtuar mbi sakrificë, jo urrejtje, duke bërë thirrje për ndryshim politik.

"Për hir të këtyre sakrificave, e kemi obligim t'i themi STOP krizës," deklaroi kandidati i PDK-së për kryeministër.

Lajme të ngjashme