Hamza viziton Bashkësinë Islame për Kurban Bajram: "Ditë e veçantë që i bashkon njerëzit"
Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, vizitoi Bashkësinë Islame të Kosovës me rastin e Kurban Bajramit, ku u prit nga Myftiu Naim Tërnava.
Hamza uroi të gjithë besimtarët myslimanë, duke theksuar rëndësinë e festës si simbol i solidaritetit dhe bashkimit.
"Kurban Bajrami është një ditë e veçantë që njerëzit i bashkon — njerëzit shkojnë për të uruar njëri-tjetrin. Kështu ka qenë, kështu do të jetë dhe kështu duhet të jetë edhe në të ardhmen," tha Hamza.
Ai uroi të gjitha familjet në Kosovë me shëndet, begati dhe mirëqenie.