Hamza vazhdon vizita nëpër familje: Kosova s`mund të ecë përpara kur familjet mezi e përballojnë muajin - NACIONALE

Hamza vazhdon vizita nëpër familje: Kosova s`mund të ecë përpara kur familjet mezi e përballojnë muajin

3 muaj më parë

nga NACIONALE

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka vazhduar vizitat nëpër familje të ndryshme.

Familje e radhës që ka vizituar nga ai është familja Hyseni nga Vushtrria.

Ai ka bërë me dije se familjeve kosovare po iu rendohet gjendja çdo ditë.

Sipas tij, Kosova nuk mund të ecë përpara kur familjet mezi e përballojnë muajin.

“Vizitat nëpër familjet tona anekënd Kosovës po tregojnë të njëjtën pamje: njerëz të ndershëm, me vullnet të madh për punë dhe që kanë dhënë shumë për Kosovën, por me brenga e shqetësime që po rëndohen çdo ditë. Edhe në familjen Hyseni në Vushtrri dëgjova të njëjtat halle që sot i kanë shumë familje: çmime dhe tatime të larta, paga të pamjaftueshme dhe shpenzime të mëdha për shëndetësinë që paguhen nga xhepi i tyre”, ka shkruar ai, duke shtuar se kështu Kosova nuk mund të ec përpara.

“Kosova nuk mund të ecë përpara kur familjet mezi e përballojnë muajin. Qytetarët kanë nevojë për një shtet që punon për mirëqenien e tyre, jo për propagandë e kriza të pafundme politike. Me qeverinë tonë, ndryshimi i shumëkërkuar do të vijë për çdo familje të Kosovës”, ka shkruara ai.

Lajme të ngjashme