Hamza uron 28 Nëntorit: Kjo ditë simbolizon çdo hap të rëndësishëm në rrugën tonë drejt lirisë
Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka uruar gjithë shqiptarët për festen e 28 Nëntorit.
Në urimin e tij, ai ka vlerësuar se kjo festë i mbush me krenari gjithë shqiptarët.
Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se kjo ditë simbolizon çdo hap të rëndësishëm në rrugën tonë drejt lirisë.
“28 Nëntori na mbush me krenarinë e të qenit shqiptarë. Nga flamuri i Skënderbeut në Krujë dhe shpallja e Pavarësisë së Shqipërisë në Vlorë, deri te ditëlindja e komandantit Adem Jashari, kjo ditë simbolizon çdo hap të rëndësishëm në rrugën tonë drejt lirisë. E kuqja dhe e zeza, sot nuk janë vetëm ngjyra. Janë Shqipëri. Janë betim për një të ardhme prosperuese për shqiptarët. Gëzuar dhe festofshim gjithmonë me dinjitet!”, ka shkruar Hamza.