Hamza takon kandidatët për deputetë: PDK është gati të kthejë stabilitetin, shpresën dhe ditët e mira për Kosovën
Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka takuar kandidatët për deputetët të kësaj partie.
Ai ka treguar se me ta ka diskutuar rreth organizimit dhe mobilizimit për zgjedhjet e 7 qershorit.
Në profilin e tij në Facebook, ai ka shkruar se PDK është gati të kthejë stabilitetin, shpresën dhe ditët e mira për Kosovën.
“Me kandidatët tanë për deputetë u takuam për të diskutuar organizimin dhe mobilizimin për zgjedhjet e 7 qershorit. PDK është gati të kthejë stabilitetin, shpresën dhe ditët e mira për Kosovën. Vetëm të bashkuar, me kontributin e secilit, mund ta nxjerrim vendin nga kriza dhe stagnimi, e t’i japim drejtimin që meriton. Është koha që Kosova të ecë përpara: me punë, me vizion, me dashuri për vendin dhe me më shumë kujdes, respekt e përkushtim për çdo qytetar të Kosovës”, ka shkruar Hamza.